Ministria e Shëndetësisë lanson manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka prezantuar manualin për mbrojtjen nga përhapja e coronavirusit.

Zemaj tha se ky dokument do të jetë i përkohshëm dhe do të shërbej si udhëzues se të sillen bizneset e qytetarët me rekomandim të IKShPK-së.

“Manuali ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, varësisht nga situata në teren. Po ashtu, përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme. Ky manual do të ndihmoj parandalimin e ekspozimin në vende të punës në qendra tregtare në gastronomi udhëzime për vendvotimet. Do të shërbejë si mbështetës për inspektoratin”, tha Zemaj.

Zemaj shtoi se dokumenti po ashtu ka rekomandime që janë zbatuar më herët nga IKShPK dhe se do të ndahet në të gjitha institucionet me qëllim që ta përdorin të gjithë.

“Përballë shifrave te rritura nuk guxojmë të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë. Përdorni dhe zbatoni manualin, përdorni maskat si dhe mbani distancën”, shtoi ai.

Kurse, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani tha se rritja e rasteve të reja me COVID-19 është rezultat i pa përgjegjshmërisë së qytetarëve.

“Qytetaret nuk e kanë dhënë provimin nuk i’u kanë përmbajtur udhëzimeve dhe tani kemi rritje të numrit të të infektuarëve në këtë javë. Do të filloj të zbatohet ( manuali)nga përfundimi i kësaj konference. Nëse nuk i përmbahemi këtij manuali do të kthehemi në pikën zero dhe ne nuk do te lejojmë që të vdesim njerëzit për shkak të  pakujdesisë së të tjerëve”, tha Ramdani.

Ai u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të merren me rastet që janë me COVID-19.

“Apel të posaçëm për kryetar të komunave që të kenë kujdes se e kanë përgjegjësi, që nga ky moment të dalin në terren deri sa të zbulojnë kontaktet”, tha më tej Ramadani.

Aktualisht në vend janë regjistruar 1486 raste me COVID-19, 953 të shëruar dhe 33 viktima.