Ilustrim

Ministria e Arsimit: Në 18 shkolla nuk ka filluar mësimi për shkak të procesit të renovimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se mësimi ka filluar në 658 institucione arsimore deri në 18 të tjera nuk ka nisur për shkak të procesit të renovimit.

“Në shumicën prej këtyre institucioneve punimet do të përfundojnë deri më 4 shtator dhe do të nis procesi i rregullt mësimor” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Arsimit ka njoftuar po ashtu se të gjithë ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht, në ora 16:00, i është bërë pagesa për materialet mësimore dhe tekstet shkollore.

“Fillimisht janë ekzekutuar 30 euro për materiale mësimore e më pas 50 euro për tekste shkollore” – theksohet në njoftim.

Më tej thuhet se nga sot ka vazhduar edhe ekzekutimi i mjeteve për ata që kanë aplikuar pas datës 29 gusht.

Derisa kanë thënë se numri total i aplikimeve deri tani është 133,500.

Ministria ka njoftuar se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator.

“Në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve” – theksohet në njoftim.