Ministrat kosovarë në SHBA, flasin për marrëveshjen për njohjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme Meliza-Haradinaj-Stublla sot janë takuar  në ShBA me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se temë e takimit të tyre ishte intensifikimi i agjendës shtetërore të Kosovës në përafrim me familjen euro-atlantike, progresi në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapja e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Selimit pa garancë të Amerikës është e vështirë të arrihet çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme.

“Pa bashkërëndim dhe garancë të Amerikës, është e vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme. Roli aktiv dhe mbështetja e ShBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë” ka shkruar Selimi.