Mimoza Kusari Lila, Deputete e Alternatives

Mimoza Kusari fajëson qeverinë Hoti për rritjen e vdekjeve nga COVID-19

Kryetarja e partisë Alternativa, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila ka reaguar pas publikimit të shifrave të agjencisë Bloomberg të cilat eshfaqon Kosovën si shtetin me numrin më të madh të vdekjeve në botë nga COVID-19 në 1 milion banorë.

Ajo ka fajësuar keqmenaxhimin ndaj pandemisë së coronavirusit nga Qeveria aktuale e drejtuar nga Avdullah Hoti.

“Menaxhimi katastrofal i pandemisë bashkë me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit shoqëruar me arrogancën e udhëheqësve shtetëror të cilët injorojnë profesionistët dhe vendimet profesionale duke i zëvëndësuar ato me vendime politike oportune.Këtu e solli vendin “Qeverisja Akademike” – në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror”, ka shkruar Kusari- Lila në Facebook.

Tutje Kusari – Lila, kërkon përgjigje nga ‘kujdestarët e fjalës dhe mendimit kritik’.

Postimi i plotë:

Ku e solli “Qeverisja Akademike” Kosovën?!

Terr e zi e kemi brenda në mes të ditës së verës.

Kur e themi ne të cilët jemi aktiv në politikë, na sulmojnë, na fyejnë dhe na quajnë me emra.

Por tani kur e publikon këtë lajm një medium si Bloomberg nga ShBA, athua cila është përgjigja e kujdestarëve të fjalës dhe mendimit kritik?!

Shteti me numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë për tërë javën e fundit të Gushtit jemi ne, Kosova. Pas kemi lënë shtetet të cilat kanë sisteme dikatoriale, varfëri, trafikantë të drogës dhe të qenieve njerëzore.

Është e dukshme se emëruesi i përbashkët i vdekjeve nga virusi për të gjitha shtetet dhe Kosovën në top listë është:

Menaxhimi katastrofal i pandemisë bashkë me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit shoqëruar me arrogancën e udhëheqësve shtetëror të cilët injorojnë profesionistët dhe vendimet profesionale duke i zëvëndësuar ato me vendime politike oportune.

Këtu e solli vendin “Qeverisja Akademike” – në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror.

Sot ‘Bloomberg’ ka publikuar një grafik me statistika ku e ka radhitur Kosovës në vendin e parë neë botë me më së shumti vdekje për nga numri i banorëve si pasoj e COVID-19.

Bloomberg: Kosova, e para për nga vdekjet në 1 milion banorë nga COVID-19