Milan Radoiçiq i përfolur si udhëheqës i grupit kriminal, bëhet nënkryetar i “Lista Serbe”

Milan Radoiçiq unanimisht është votuar dhe zgjedhur për nënkryetar të partisë “Lista Serbe”, ndonëse emri i tij bënë pjesë në dosjen e prokurorisë Speciale të Kosovës si udhëheqës i grupit kriminal në veriun e Kosovës.

Milan Radoiçiq është njëri nga emrat më të përmendur në aktakuzën e prokurorisë speciale për vrasjen e ish politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Radoiçiq përmendet si udhëheqës i grupit kriminal së bashku me Zvonko Veselinoviqin.

Ai  ishte vënë në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata pas kërkesës së ish-prokurorit Sylë Hoxha, mirëpo ky urdhër ishte tërhequr më vonë nga Prokuroria Speciale dhe kishte nxitur reagime të shumta.

Përndryshe, në zgjedhjet e mbajtura në këtë subjekt politik, Goran Rakiq është rizgjedhur kryetar i Listës Serbe.

Sipas një njoftimi, bërë në llogarinë e kësaj partie në rrjetin social Facebook, me vendim unanim të të gjithë anëtarëve të asamblesë, u zgjodhën edhe tre nënkryetarët e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, Igor Simiç dhe Dalibor Jevtiç.

“Mandati i presidentit dhe nënkryetarit është në përputhje me statutin e Listës Serbe për katër vjet”, thuhet më tej në njoftim.