Foto: Facebook/ Lumir Abdixhiku

Mbyllet segmenti rrugor Nedakovc- Smrekonicë- Vushtrri, qytetarët të përdorin rrugë alternative

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga sot ka filluar asfaltimi i segmentit rrugor Nedakovc- Smrekonicë- Vushtrri i rrugës nacionale N2, Prishtinë-Mitrovicë.

Komuna ka njoftuar se asfaltimi i këtyre rrugëve do të zgjasë 2 ditë, nga 7 maji deri më 9 maj.

Sipas njoftimit, qytetarët luten që qarkullimin me vetura ta bëjnë në rrugën alternative përmes fshatit Dobërllugë.

Ndërsa mjetet transportuese me peshë më të rëndë se 5.7 tonë udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën përmes fshatit Frashër që lidhet me qytetin e Vushtrrisë.