Mbyllet objekti i strukturave paralele në Shtërpcë - Pamje

Përfundoi aksioni i sotëm në Komunën e Shtërpcës. Objekti i fundit i cili u kontrollua nga Policia ishte objekti i komunës së strukturave paralele në këtë qytet.

Policia ka sekuestruar dokumente dhe sende të tjera si prova materiale.

Aksioni i njohur si “Brezovica”, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës, ka vazhduar edhe sot nga orët e hershme të mëngjesit dhe janë duke u bastisur 7 lokacione në rrethinën e Shtërpcës.

Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili është prokurori i rastit “Brezovica”, ka urdhëruar mbylljen e këtij objekti, pasi janë larguar te gjithë punëtorët nga aty, ndërsa 4 persona janë shoqëruar për intervistim.

 

Pamje – Specialët bllokojnë Shtërpcën, arrestime për rastin ‘Brezovica’