Pamje - Specialët bllokojnë Shtërpcën, arrestime për rastin ‘Brezovica’

Është duke vazhduar aksioni i njohur si “Brezovica”, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.

Sot janë duke u bastisur 7 lokacione në rrethinën e Shtërpcës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Prokurori i Krimeve të Rënda në Ferizaj, Rasim Maloku.

“Është duke vazhduar aksioni “Brezovica”, jemi duke i bastisur 7 lokacione ne rrethinën e Shterrpcès që nderlidhen me aksionet që i kemi pas ne te kaluarën”, tha Maloku për KALLXO.com.

 

Në fillim të muajit mars ka qenë një tjetër aksion në rastin ‘Brezovica’ ku janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.

Vazhdon aksioni “Brezovica”, bastisen 12 lokacione – Pamje