Mbi 1 mijë gjoba brenda ditës për shkelje të masave antiCovid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave antiCovid ka gjobitur mbi 1 mijë qytetarë.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit është rritur edhe numri i gjobave në trafik.

Brenda 1 dite janë shqiptuar 1,339 gjoba për shkelësit e rregullave në trafik.

Ndërsa 21 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, transmeton RTV21

KALLXO.com, mbrëmë ka raportuar duke sjellur disa foto nga tre qytete të mëdha të Kosovës, Prizren, Gjilan e Ferizaj, për dalje të mëdha të qytetarëve, e që shihej se nuk respektoheshin në nivelin e duhur masat qeveritare antiCOVID. Policia kishte interventuar më herët në qytetin e Gjilanit duke mos lejuar grumbullimin e qytetarëve në shesh apo edhe në ambientet tjera të hapura gastronomike, ndërsa në Prizren e Ferizaj, qytetarët janë shpërndarë edhe duke u gjobitur nga Policia e Inspektorati, në një kohë pak më të vonë.