Pamje nga Qytetit i Ferizajt. Foto: KALLXO.com
(FOTO) Dalldisje e qytetarëve në ambientet e hapura nëpër disa qytete
Qytetarë të shumë kanë mbushur sonte ambientet e hapura në disa prej qyteteve nëpër Kosovë, pavarësisht masave anti – COVID-19 të cilat sanksionojnë grumbullimet.
KALLXO.com ka siguruar foto nga ambientet të ndryshme të mbushura me qytetarë në tri prej qyteteve të mëdha të Kosovës.
Në fotot e siguruara nga Gjilani, Prizreni e Ferizaj shihen grumbuj të qytetarëve të cilat nuk respektojnë distancën dhe vendosjen e maskave.
Në Gjilan policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e qytetarëve, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse e njëjta ka ndodh edhe në Prizren e Ferizaj.
Policia në Ferizaj, vrojton por nuk reagon përkundër numrit të madh të qytetarëve të mbledhur. FOTO: KALLXO.com
Policia në Ferizaj, vrojton por nuk reagon përkundër numrit të madh të qytetarëve të mbledhur. FOTO: KALLXO.com
Ferizaj, qytetarët e tubuar jashtë rregullave anti-COVID. FOTO: KALLXO.com