Vaksinohet kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vaksinuar me vaksinën anti-COVID “AstraZeneca” pak minuta më parë.

Kurti është vaksinuar në sallën 1 Tetori në Prishtinë, sallë e destinuar për vaksinimin e qytetarëve.

Përveç kësaj salle qytetarët nëpër komuna tjera do të mund të vaksinohen nëpër QKMF.

UNICEF mbrëmë ka ndihmuar Kosovën me 24 mijë doza të vaksinave kundër coronavirusit.