Pamje nga Qytetit i Ferizajt. Foto: KALLXO.com

Policia ndërmori aksion, gjobiti e shpërndau qytetarët në Ferizaj

Pas tollovive të krijuara sonte në Ferizaj, shumë qytetarë kanë treguar se janë gjobitur nga Policia.

Njëri nga ta, thotë se Polica bashkë me Inspektoratin, kanë dënuar qytetarët ndërsa edhe i kanë shpërndarë ata nga zonat e hapura ku ata frekuentonin.

“Dolën pas iftari për kafe, u kthyen me nga një tiketë në shtëpi”, shkruan në rrjetin social në facebook, njëri nga ta.

Ferizajas të shumtë, siç raportoi edhe më herët KALLXO.com, sonte ishin mbledhur në numër të shtuar, në ambientet e jashtme të qendrës tregtare ‘The Village’ te zona e lokaleve të gastronomisë. Policia, e cila po vrojtonte situatën nga afër, në koordinim edhe me Inspektoratin, më pas kanë marrë aksion duke shpërndarë qytetarët por edhe ka shqiptuar gjoba për ta.

Nga Policinë e Kosovës, nuk është dhënë ndonjë informacion nëse kishte të arrestuar apo sa ishte numri i gjobave të dhëna.

Masat anti-COVID të vënë ditë më parë nga Qeveria, janë në fuqi deri më datën 18 prill, ndërsa është paralajmëruar se ato mund të shfuqizohen ose edhe të ndryshohen për të qenë më pak kufizuese.

Pamje nga Qytetit i Ferizajt. Foto: KALLXO.com