Mbeturina të shumta në qendër të Prishtinës

Sasi e madhe e mbeturinave është grumbulluar në qendër të Prishtinës, në afërsi të katedrales.

Sipas raportimit që ka ardhur në KALLXO.com, mbeturinat janë grumbulluar në lokacioni ku do të duhej të ishin kontejnerët.

Për ironi, mbeturinat gjenden poshtë sloganit “Ta mbajmë Prishtinën të pastër”.

E arsyen se pse këta kontejnerë nuk gjenden në atë lokacion nuk dihen.

Hedhja e mbeturinave në Kosovë në vdende joadekuate është e dënueshme.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.