Arkiv

MAShTI: Rezultati në Testin e Arritshmërisë është 57.1 %

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë.

Sipas MAShTI-it, këtë vit, rezultati i arritshmërisë në test është 57.1 për qind.

“Rezultatet e tashmë janë shpërndarë në shkolla. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.

Këtij testi i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën.

Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit.