Masat e reja, mbyllen fitneset dhe palestrat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e fitneseve dhe palestrave sportive apo rekreative.

Sipas vendimit që është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve vazhdon të lejohet, sipas protokolleve dhe rekomandimeve të organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive.

“ Numri i pjesëmarrësve në garë, sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Në këtë vendim thuhet se në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.