Zemaj: Nuk duhet të izolohet vendi për shkak të keqmenaxhimit

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vendi nuk duhet të izolohet, sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga Qeveria.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Zemaj tha se Qeveria duhet të shpallë falimentimin dhe të dorëhqiet.

“Sa herë që kjo qeveri është vënë para krizave dhe para panikës së ndërmarrjes së masave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi, ndërsa tash nëse shkojmë drejt një izolimi të proklamuar, sic e ka parlajmëruar qeveria, atëherë më mirë ta shpallë falimentimin e saj, të jep dorëheqje, të largohet nga udhëheqja dhe të vijnë njerëz që janë kompetent, që janë të dijshëm dhe që kanë vullnet dhe mbi të gjitha që kanë përkushtim për jetën e qyetatëve tanë”, tha ai.

Zemaj, po ashtu pretendoi se Qeveria nuk është duke i treguar shifrat e sakta të të infektuarve me variantin ‘Omicron’ të coronavirusit.

“Duke u bazuar në informatat që vijnë nga profesionistët shëndetësorë, numri i të infektuarve është shumë më i madh me variantin omicron, mirëpo është kamufuluar edhe me virusin e gripit sezonal. Jemi të detyruar që në vazhdimësi, t’i bëjmë apel Qeverisë që të merret seriozisht me pandeminë, si dhe me parandalimin e virusit sezonal”, tha ndër të tjera Zemaj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve pozitive me këtë virus, ku ora policore është zgjatur, ndërsa janë është kufizuar orari i gastronomisë/RTV21/.

Masat e reja – Për të hyrë në Kosovë obligative certifikata e vaksinimit me tri doza