Haradinaj kundërshton masat e reja: Nuk kanë asnjë efekt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kundërshtuar masat e reja anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria, sot.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë se për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e pandemisë, sipas tij, qeveria tash po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve.

Ai ka shkruar se këto masa nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, sipas tij, siç edhe është dëshmuar.

“Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad-hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, ka shkruar Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve pozitive me këtë virus.

 

Masat e reja – Për të hyrë në Kosovë obligative certifikata e vaksinimit me tri doza