Ilustrim

Martesë në mes të miturve në Pejë, Policia po heton rastin

Një rast të martesës në mes dy të miturve në Pejë është duke e hetuar Policia e Kosovës.

Policia ka arrestuar një mashkull të mitur me 11.05.2024 pasi që dyshohet se i njëjti ishte martuar me një femër të mitur.

Sipas Policisë, lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe viktima ma dëshirën e saj është kthyer të prindi, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.