Malisheva

Malishevë, u hiqen mëditjet gjashtë drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve për mungesa në orar të punës

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, i ka ndëshkuar me heqje të mëditjeve gjashtë drejtorë të shkollave dhe 46 mësimdhënës të kësaj komune, pasi sipas saj, janë evidentuar mungesa në orarin e punës.

Kështu ka njoftuar komuna, në një publikim në Facebook.

“Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.