Majlinda Kelmendi:  Statuja e ka vendin në Pejë, ku jam lind e rrit

Xhudistja Majlinda Kelmendi ka folur gjatë ceremonisë së zbulimit të statujës së saj në Pejë.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë historike dhe së kjo statujë do të jetë inspirim për të gjithë fëmijët në Kosovë.

Kelmendi shtoi se statuja e saj e ka vendin në Pejë, aty ku është lindur dhe zhvilluar.

“Është ditë historike jo vetëm  juve por edhe për mua, kam shumë emocione. Statuja e ka vendin këtu ku jam lind rrit e  ku e kam filluar karrierën si xhudistë. Kjo statujë do  t i motivoj shumë fëmijët në Kosovë, gjithçka kam filluar nga ky vend i vogël dhe kam arritur majat botërorë,” ka thënë xhudistja olimpike.

Në përurimin e statujës ishin të pranishëm shumë qytetarë dhe politikanë.