Majlinda Kelemendi fitoi medaljen e artë | Foto: Rio 2016

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës në xhudo

Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, i ka dhënë fund karrierës së saj në moshën 30 vjeçare.

Kelmendi, e cila i solli Kosovës medaljen e parë të artë, ka deklaruar se ka qenë më mëdyshje se a do të garojë apo jo për shkak të lëndimeve.

Kelmendi po ashtu ka thënë se do t’i qëndrojë afër trajnerit Driton Kuka, ndërsa nuk e kishte pritur se gara e saj e fundit në karrierë do të përfundonte me humbje.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdoj, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdoj, të garoj në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoi si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës. Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë”, ka deklaruar ajo në KTV.

Në garën e saj të fundit pësoi humbje nga hungarezja, Reka Pupp.

Xhudistja Nora Gjakova sot ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kg për femra në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio.

Xhudistja Nora Gjakova ka siguruar medalje olimpike në mëngjesin e sotëm pasi mundi japonezen Tsukasa Yoshida në gjysëmfinale.

Nora i ka sjellë Kosovës medaljen e dytë olimpike të artë nga Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Gjakova e mundi Tsukasa-n me waza-ari në kohën shtesë.

Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike. Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë.