Majlinda Kelmendi, Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Haradinaj e përdor Majlinda Kelmendin për fushatë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka përdorur për fushatë kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi.

Ai në një publikim në Facebook ka shkruar “Qendra Olimpike “Majlinda Kelmendi” – Pejë”.

Ky ka qenë përshkrimi i videos, ku shihet Haradinaj së bashku me trajnerin Kuka dhe kampionen Kelmendi.

Trajneri i xhudos Driton Kuka është anëtarësuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi për anëtarësimin e Kukës në AAK ishte bërë i ditur nga Haradinaj, në gusht të këtij viti.

Federatë e Xhudos në Kosovë Qeveria e Kosovës ka ndarë 143 mijë euro për renovimin e palestrës sportive në të cilën Federata është duke zhvilluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike si dhe për të siguruar kushtet e transportit për xhudistët.

Kjo shumë i është ndarë Federatës në fund të vitit 2018.