Foto: Volodymyr Zelensky / facebook

Lufta në Ukrainë, sulmohet me “bombë të dirigjuar” një qendër e transfuzionit të gjakut

Një “bombë e dirigjuar” ruse ka goditur një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dy e plagosur katër persona, thanë zyrtarë ukrainas, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar pamje të ndërtesës së kapluar nga flakët si rezultat i sulmit të së shtunës natën rreth Kupianskut, në rajonin e Kharkivit.

“Ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus” – citohet të ketë thënë presidenti Zelensky.

Sipas BBC-së, Rusia ende nuk e ka komentuar këtë rast, por zakonisht i mohon akuzat se po merr në shënjestër civilët.

Qyteti Kupiansk dhe vendbanimet përreth ishin pushtuar nga trupat ruse në ditët e para të agresionit rus kundër Ukrainës, i nisur në shkurt të vitit 2022.

Zona është0020çliruar gjatë kundërofensivës së Ukrainës në shtator 2022, por sulmohet shpesh me raketa.