Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lufta në Ukrainë: Liderët e BE-së premtojnë "sanksionet më të ashpra ndonjëherë" kundër Rusisë

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen premtoi ta “dobësojë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar” pas “sulmit barbar” të Moskës kundër Ukrainës.

“Ne do t’i ngrijmë asetet ruse në Bashkimin Evropian dhe do ta ndalojmë qasjen e bankave ruse në tregjet financiare evropiane”, u tha Von der Leyen gazetarëve të enjten.

“Ne e dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike që po përdoren për ta justifikuar atë.”

Sanksionet “më të ashpra”: Von der Leyen tha se do të paraqesë sanksione “masive dhe strategjike” kundër Rusisë për miratim më vonë sot.

“Këto sanksione janë të dizajnuara për të shkaktuar dëme të rënda mbi interesat e Kremlinit dhe aftësinë e tyre për ta financuar luftën. Dhe ne e dimë se miliona rusë nuk duan luftë”, tha ajo.

“Ne nuk do të lejojmë që presidenti [Vladimir] Putin ta zëvendësojë sundimin e ligjit, me sundimin e forcës dhe pamëshirshmërisë”, tha ajo, “Ukraina do të triumfojë./CNN