Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Lituania dhe Moldavia do të shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka njoftuar se do t’i kërkojë parlamentit të vendit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Moldavia, një vend i vogël i bllokuar mes Ukrainës dhe Rumanisë, është “gati të strehojë dhjetëra e mijëra refugjatë”, tha Sandu.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha gjithashtu se do të nënshkruajë një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vendin baltik, i cili do të duhet të miratohet nga parlamenti i Lituanisë.

Lituania, një ish-republikë sovjetike, ndan kufijtë me Bjellorusinë, një aleate e Rusisë së Vladimir Putinit dhe enklavën ruse të Kaliningradit./Politico