Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

7 të vdekur në sulmin me raketa ruse pranë Kievit

Autoritetet ukrainase thonë se shtatë persona janë vrarë dhe 17 janë plagosur në një sulm me raketa në një zonë ushtarake në verilindje të kryeqytetit të Kievit.

Kryetari i qytetit të Brovary, Ihor Sapozhko, tha se sulmi ndodhi në orën 14:30 sipas kohës lokale. Brovary ka një bazë të Forcave Speciale të Ukrainës.

Ky sulm ishte një prej disa sulmeve ruse afër Kievit gjatë ditës së enjte./CNN