LIVE VIDEO - Protestuesit serbë mblidhen në Graçanicë

Qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në një protestë e cila është paralajmëruar të mbahet sot në Graçanicë.

KALLXO.com ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ekipi i KALLXO.com raporton se rruga kryesore dhe rrugët alternative janë bllokuar në këtë qytet.

Protestuesit janë parë të mbledhur edhe para objektit të Shtëpisë së Kulturës në Graçanicë.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar se kush janë organizatorë të protestës.

Protesta gjithashtu janë paralajmëruar edhe Shtërpcë. 

KALLXO.com është duke raportuar drejtpërdrejt nga Graçanica:

Më 3 prill 2022, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zyrtarët e lartë serbë kërkuan që ato të organizohen edhe brenda territorit të Kosovës.

Por me këtë nuk u pajtuan krerët e institucioneve kosovare. Kryeministri, Albin Kurti, tha se për këtë duhet të ketë një marrëveshje mes dy vendeve.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian njoftoi se shteti i Kosovës ka refuzuar një propozim të vendeve të QUNIT-it.

Para zgjedhjeve në Serbi, presidenti Vuçiq ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, janë parë në takimin e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka marrë informacionet dhe është njoftuar zyrtarisht për pjesëmarrjen e eprorëve të Policisë së Kosovës në pjesën e veriut të vendit në takimin të cilin e thirri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë.