LIVE - Pensionet në gjykatë

Në edicionin e së premtes në Kallxo Përnime po transmetohet reportazhi për dyshimet për pensionet.

Si pensionistët ja kanë mësyrë qendrave nëpër komuna me shpresën se kanë me marrë shtesa prej Qeverisë.

Çka po ndodhë nëpër këto qendra dhe a janë të informuar pensionistët për çka po aplikojnë?

Çka thotë avokati i angazhuar nga pensionistët për kërkesat e tyre?

Në pjesën e dytë të emisionit transmetohet debati me temë pensionistët dhe problemet e komunave për kompensimin e pagave të mësimdhënësve.

Sa para detyrohen të paguajnë komunat për komensimin e pagave për mësimdhënës?

Ku i marrin ato para komunat?

Sa po dëmtohet buxheti i shtetit me procedura të panevojshme administrative?