LIVE – Edi Rama pret liderët në Samitin e Berlinit
Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur pritjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët e tjerë të lartë të BE-së në Samitin e Procesit të Berlinit që po organizohet këtë vit në Tiranë.
Sot në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të bashkohen udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Në Procesin e Berlinit merr pjesë edhe Kosova si shtet, sikurse shtetet e tjera.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Procesi i Berlinit është i nevojshëm për integrimin në BE.
Samiti i Berlinit po ndodh në një kohë kur Kosova është përballur me një situatë të tensionuar në veri të vendit. Një polic i Kosovës u vra nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Procesi i Berlinit është një nismë e iniciuar më 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel. Ky proces përqendrohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.
Procesi përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.