Foto: REL/Shutterstock

Lista dhe terminët, personeli shëndetësor nesër merr dozën e dytë të vaksinës anti COVID-19

Nga nesër do të fillojë marrja e dozës së dytë e vaksinës anti-COVID-19 për punëtorët shëndetësor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ky vaksinim do të bëhet në bazë të termineve të caktuara.

“Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë. Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër. Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

LISTA