Liqeni i Radoniqit arrin kuotën maksimale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Gjakova’ ka bërë të ditur se mbrëmë Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotën maksimale.

Sipas njoftimit, liqeni për momentin ka afër 118 milionë metër kub ujë.

“Furnizimi i liqenit ka qenë konstant nga kanali derivues me sasi të bollshme të ujit . Pas thatësirave që kanë mbretëruar viteve të fundit kjo periudhë na dha sasi të mjaftueshme të reshjeve ku vetëm në muajin janar janë matur në Stacionin e Filtrimit 340 litra reshje shiu e bore për m2”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se sipas trendit të reshjeve viti 2021 nuk parashihet të ketë probleme me ujë në tërë regjionin dhe po ashtu për furinzim me ujë të pijes.

“Por gjithsesi apelohet të kursehet uji në përgjithësi sepse begatija e reshjeve si këtë vit, zakonishtë ndodhë të ketë shumë rrallë”, thuhet në fund të njoftimit të KRU Gjakova.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.