Liqeni i Radoniqit

Një trup i pajetë u gjet në Liqenin e Radoniqit

Një trup i pajetë është gjetur sot në Liqenin e Radoniqit, në komunën e Gjakovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Policia është në vendin e ngjarjes. Trupi i pejetë është identifikuar, me inicialet M.P., i moshës 67 vjeçare”, tha ai.

Xhurkaj ka bërë të ditur se trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.