Foto: Ilustrim

Lipjan, një gruaje i shkrep aksidentalisht arma, pëson lëndime

Një rast i plagosjes me armë zjarri ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Lipjan.

Sipas Policisë, të dyshuares i ka shkrepur aksidentalisht arma dhe e njëjta ka pësuar një lëndim të lehtë, gërvishje.

Me urdhër të prokurorit është hapur rasti – armëmbajtje pa leje dhe është  bërë konfiskimi i armës.