foto: Ilustrim

Lipjan, arrestohet për rrahje nën ndikim të alkoolit

Një  i dyshuar nga Lipjani është arrestuar për pjesëmarrje në rrahje.

Policia njofton se burri nga komuniteti serb, nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht viktimën nga komuniteti rom, në fshatin Janjevë, Lipjan.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.

Pas këndelljes, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.