Lindita Ajazi, falë përvojës nuk kemi shumë staf të infektuar

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi në takimin bashkëbisedimin e mbajtur gjatë vizitës së Presidentit Thaçi tha se nuk ka shumë staf të infektuar në këtë klinikë si shkak i përvojës.

“Falë përvojës sonë që këmmi me epidemitë dhe viruset sezonale paraprake kemi pasur më pak staf të infektuar në këtë klinikë,” tha Ajazi.

Ajo tutje shtoi se nga gjitha të shtruarit me COVID-19 gati 50% janë në Klinikën Infektive

“Gjatë kësaj periudhe i gjithë stafi ka qenë në s hërbim 24 orë, deri tani kemi pasur 3500 raste ambulatore, kurse rreth 600 të shtruar qe i bie se rreth 50% janë vetëm në këtë klinikë,” shtoi tutje Ajazi.

Gjithashtu bëri thirrje që të respektohen masat sa më shumë nga qytetarët në mënyrë që edhe për ta të jetë më e lehtë të kryejnë shërbimet.