Foto: KALLXO.com

Ligji për noterinë do të ndryshojë, noterët do të transferohen në komunat ku ka mungesë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim vendimin për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë Ligji do të mundësojë transferimin e noterëve në komunat ku nuk ka noterë.

“Qeveria e vlerëson këtë nismë. Amandamentimi i ligjit është i nevojshëm, pasi do të mundësojë transferimin e noterëve në komunat tjera të pambuluara me noterë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e 86-të të Qeverisë.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në Kosovë janë aktualisht nëntë komuna që nuk kanë noterë.

“Aktualisht janë rreth 9 komuna që nuk kanë noterë. Duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve për shërbimet noteraile konsiderojmë si Qeveri se i njëjti duhet të mbështetet”, ka thënë Haxhiu.

Gjykata pezullon vendimin e Albulena Haxhiut për noterët