Ilustrim

Lëshoi muzikë me zë të lartë, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar në Gjakovë nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 02:30 pas mesnatës.

Kjo pasi i dyshuari në gjendje të dehur kishte lëshuar muzikë me zë të lartë duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Policia gjatë kontrollit kishte gjetur dhe konfiskuar një sasi të vogël të heroinës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.