Lëndohet punëtori në Gjakovë pasi në vendpunishte nuk kishte masa të sigurisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Gjakovë është arrestuar pasi nuk i ka përmbushur masat e sigurisë në vendpunishte dhe si pasojë një prej punëtorëve të tij është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

“Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

PK-ja ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë së enjtes rreth orës 12:34 dhe se ky rast po vazhdon të hetohet.