Legia Warszawa zyrtarizon huazimin e Qëndrim Zybës

Legia Warszawa ka zyrtarizuar huazimin e mesfushorit të talentuar të kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba.

Legia Warszawa dhe FC Ballkani janë dakorduar për të huazuar për 6 muaj mesfushorin Zyba deri në qershor, me mundësi të blerjes për 2 vite e gjysmë.

“Do të doja t’i jepja Legias më të mirën dhe të punoja për mirënjohjen e tifozëve” – janë fjalët e parë që Zyba i ka thënë pas prezantimin me klubin e tij të ri.