Foto: Kallxo.com

LDK: Sot nuk ka mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka mohuar se sot ka mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Zëdhënësi i LDK-së, njëherësh deputet i zgjedhur, Besian Mustafa në një njoftim për media ka thënë se nuk është e vërtetë se do të mblidhet Këshilli.

“Po e shoh të raportuar në disa medie që sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, ashtu siç kanë njoftuar zyrtarisht, të hënën me 6 janar, mblidhen Kryesia e LDK-së, nga ora 9:00 dhe Grupi Parlamentar nga ora 13:00.

Mbledhjet e LDK-së, pritet të mbahen në ditën kur presidenti i vendit Hashim Thaçi do ta pres në takim, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për caktimin e mandatarit për krijimin e qeverisë së re.

Takimi do të mbahet të hënën në ora 15:00.

VV-ja si parti që ka dalë e para në zgjedhje dhe LDK-ja e dyta nuk kanë arritur ende një marrëveshje koalicioni për bashkëqeverisje.

‘Koalicioni i shpresës’ komunikon nga distanca

.