LDK nuk i mbështet, propozimet e Vjosa Osmanit nuk kalojnë në Kuvend

Propozim rezoluta e Kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani rreth deklaratave të fundit të Listës Serbe nuk arriti të hyjë në rend të ditës.

“Me 55 vota për, 1 abstenim rrjedhimisht nuk arrin të hyn në rend të ditës”, tha Osmani.

Kuvendi nuk arriti të fus në rend të ditës as shqyrtimin e projektligjit për luftimin e pandemisë.

“Kemi 59 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. As ligji nuk mund të hyjë në rend dite pasi nuk kanë marr pjesë në votim një pjesë e deputetëve. Për fat të keq ky ligj do të duhet të trajtohet në procedura të stërzgjatura edhe pse situata është alarmante”, tha Osmani.

KALLXO.com, ka shkruar për pikat e propozuara nga Osmani.

Vjosa Osmani propozon rezolutë kundër qëndrimeve të Listës Serbe