LDK mëton të fitoj në Kamenicë me Jeton Biqkajn

Jeton Biqkaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet lokale të këtij viti, për prirës të komunës së Kamenicës.

Biqkaj më herët ka qenë këshilltar i ish ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit, ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Që nga viti 2017 me Kamenicën ka udhëhequr Qëndron Kastrati i PSD-së, ndërsa mandatin e kishte fituar si kandidat nga radhët e Vetëvendosjes, që më pas ishte larguar nga kjo parti.

Përmes një komunikate për media, LDK-ja ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur për zyrtarizimin e kandidatëve, ndërsa po ashtu është marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe Nëndegëve me qëllim të organizimit të procesit.

Për Biqkajn, zgjedhjet komunale të 17 tetorit, paraqesin rastin e parë garues për të marrë drejtimin e komunës së Kamenicës.

LDK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetar në 10 komuna