Foto: Kallxo.com

LDK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetar në 10 komuna

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatët për kryetar në 10 komuna të Kosovës, për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Përmes një komunikate për media, LDK-ja sqaruar se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur për zyrtarizimin e kandidatëve, ndërsa po ashtu është marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe Nëndegëve me qëllim të organizimit të procesit.

Kandidatët e zyrtarizuar janë:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.