Foto: Adonis Tahiri/Facebook
LDK gjobitet me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës
11.1.2021 - 16:11
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19.
Ai i ka bërë thirrje subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar.
“Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, ka theksuar Tahiri në postimin e tij në Facebook.
Tahiri ka thënë se zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit është i domosdoshëm.
“Askush mbi ligjin!”, ka thënë Tahiri.
Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.