Largohen shtëpizat reklamuese në hapësirat gjelbëruese të Prishtinës

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka vazhduar aksionin për heqjen e “shtëpizave reklamuese” të cilat ishin të vendosura në hapësira të gjelbëruara në pjesë të ndryshme të qytetit.

Sipas njoftimit të drejtorit Florian Dushi, sot si dikaster kanë asistuar edhe lirimin dhe pastrimin e trotuarit përgjatë rrugës “Tirana” në Prishtinë.

“Aksione të tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen prandaj si Drejtori e Inspekcionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është jetik në synimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës”, thuhet në postimin e drejtorit të Inspeksionit, Florian Dushi.

Këto janë pamjet nga ky aksion: