Fatos Lajqi, ERA Group

Lajqi: Parku Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’ të jetë i të gjithëve dhe të mbrohet nga të gjithë

Fatos Lajqi nga ‘Era Group’ shprehur i shqetësuar nga mungesa e planit hapësinor për Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’.

“Mund të them se gjendja është shumë kaotike në të gjitha poret por në Parkun Kombëtar ‘Bjeshkët e Nemuna’ është një problem, moskalimi, mosvotimi i planit hapësinor, që ka mbetur zvarrë tash e sa vite. Ka dalë një herë në Kuvend dhe më pas nuk ka dalë kurrë. Tash, është punu diçka për këtë plan me përfaqësuesit e banorëve por me sa e di nuk kanë gjetë një gjuhë të përbashkët”- tha ai.

Lajqi tha se dëshiron që Parku Kombëtar ‘ Bjeshkët e Nemuna’ të jetë i të gjithëve dhe të mbrohet nga të gjithë.

Sipas tij, një park kombëtar nuk mund të mbrohet çdoherë vetëm nga organet e rendit.

“Ne dëshirojmë një park për të gjithë, të mbrojtur nga të gjithë. Sipas planit hapësinor, ‘zona 3’ mendohet të jetë për zhvillim ekonomik dhe këtu fillon ‘sherri’. Sepse duhet të dimë që një pjesë e madhe e parkut kombëtar në regjionin e Rugovës është pronë private dhe me asnjë ligj nuk mund t’i thuash një banori nga 5 hektarë sa i ke, 2 po i marrim dhe po i vendosim në mbrojtje. Nëse ti i shpall pronat private duket ta kompensosh pronarin. Plani hapësinor më 2015 kur është hedh në Kuvend është punu nga njerëzit më eminentë që ka shteti ynë, pak është dashtë me e rishiku. I ka nda zonat shumë mirë. Zona e parë që i jepet botës së egër. Zona e dytë, zonë publike ku nuk lejohet të ndërhyhet dhe zona e tretë që është për zhvillim”- theksoi Salihu.