Lajçak publikon foto nga darka me Kurtin dhe Vuçiqin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka publikuar një foto nga darka e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai përmes rrjetit Twitter u shpreh se mirëpret mundësinë për një darkë joformale ku do diskutohet për dialogun mes dy vendeve.

“Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka thënë Lajçak.