(Arkiv)

Lajçak njofton se u nënshkrua kontrata komerciale mes KEDS-it dhe Elektroserver

Një kontratë komerciale është nënshkruar mes Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Elektroserver.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social “X”, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes këtij postimi, Lajçak ka thënë nënshkrimi i kësaj kontrate është hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

“E mirëpres nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever. Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga 🇪🇺 dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur!”- ka shkruar Lajçak në rrjetin “X”.