llustrim

Kuvendi sot diskuton ligjin për të cilin reaguan ambasadorët

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbaj seancën e radhës në të cilën rend dite do të jetë ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për UÇK-në i cili nxiti reagime nga ambasadori gjerman dhe amerikan.

Jorn Rohde, ambasadori i ri gjerman në Kosovë, përmes një postimi në Tëitter dje ka komentuar ligjin Ligjin e propozuar për vlerat e luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se në një shoqëri demoraktike është e rrallë një ide e mirë të përpiqesh të ngulitësh diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal.

Rohde ka thënë se  ndan vlerësimin e ambasadorit amerikan  për këtë projektligj.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kishte thënë se Ligji i propozuar për vlerat e luftës së UÇK-së e kriminalizon fjalën e lirë dhe është mënyrë e gabuar për treguar respekt për UÇK-në.