Foto: Kuvendi i Kosovës
Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare më 23.05.2024.
Për votimin e këtyre tri marrëveshjeve ishte thirrur seancë e jashtëzakonshme.
Pro këtyre marrëveshjeve kanë votuar edhe deputetët partive opozitare: PDK, LDK dhe AAK.
Më 93 vota për u miratua Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
Edhe Marrëveshja për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, u miratua më 93 vota për.
Ndërsa Marrëveshja ndërkombëtare e Kredisë në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”, u miratua më 80 vota për.
Dy marrëveshje tjera ndërkombëtare pritet të votohen në seancën e rregullt të Kuvendit e cila po ashtu është caktuar për sot.
Kuvendi i Kosovës pas disa muajsh përpjekje ka miratuar më 16.05.2024 dhjetë marrëveshje ndërkombëtare.
Miratimi i tyre u bë i mundur pas sigurimit të votave nga PDK-ja, e cila deklaroi se që do i mbështesin ato.
Pro këtyre dhjetë marrëveshjeve kanë votuar edhe deputetët e dy partive tjera opozitare LDK dhe AAK.
Kuvendi i Kosovës miraton 10 marrëveshje ndërkombëtare